Bota

Po filmonte refugjatët! Vritet nga trupat ruse ish- gazetari i New York Times në Ukrainë

13 Mars 2022, 12:50 Nga DOSJA

UKRAINË– Ish-gazetari i New York Times e njëkohësisht regjisori i njohur amerikan, Brent Renaud është vrarë nga ushtria ruse. Fitues i çmimit ‘Pulitzer’ në gazetari ka mbetur i vrarë në Ukrainë pas sulmeve të ushtrisë ruse, në zonën e Irpin. 51-vjeçari ndodhej në zonë pasi po kryente reportazhe për refugjatët në Irpin. Një moment, ushtria ruse bombardoi zonën, duke lënë të vdekur Renaud. Regjisori mori një plumb në qafë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa i plagosur mbeti kolegu i tij.

Danylo Shapovalov, mjek vullnetar për mbrojtjen territoriale të Ukrainës, tha se i plagosuri ndodhet në spital duke marrë ndihmën e duhur mjekësore. Gazetarët e agjencisë së lajmeve, AFP në Irpin, e kanë parë trupin, i cili është identifikuar si Brent Renaud, fotograf dhe regjisor, i cili ka kontribuar për të përditshmen amerikane, Neë York Times në të kaluarën.

News York Time, me anë të një mesazhi zyrtar ka thënë se janë “thellësisht të mërzitur për lajmin e vdekjes së Brent Renaudit”, duke shtuar se ai nuk ka qenë i angazhuar për këtë medium gjatë kësaj periudhe.

 

Ai mendohej se ishte në detyrë për The New York Times, pasi mbante një distinktiv shtypi që e listonte gazetën si botimin e tij.

Një gazetar tjetër amerikan që i mbijetoi sulmit foli me një gazetar të gazetës italiane Internazionale nga spitali. Duke përmendur emrin e tij vetëm si Juan, ai tha se Renaud ishte qëlluar në qafë dhe ‘duhej ta lihinte pas’.

Kishim kaluar urën e parë në Irpin. Do të filmonim refugjatët e tjerë që largoheshin, hipëm në një makinë. Dikush na ofroi të na çonte te ura tjetër. Kaluam një postblloqe dhe ata filluan të qëllonin mbi ne. Shoferi u kthye, ishim dy. Shoku im është Brent Renaud.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi vdekjen e Renaud. Presidenti Biden ka mbajtur një qëndrim të vendosur për të mos dërguar trupa amerikane në konflikt. Ai ka sanksionuar ekonomikisht Putinin, së bashku me pjesën tjetër të botës perëndimore, dhe i ka dhënë Zelensky armë dhe ndihmë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja e gazetarit amerikan, SHBA: Rusia do të vuajë pasojat e asaj që po bën

Pamje TË RËNDA! Gazetari i plagosur në Ukrainë futet me barrelë në spital

ME VIDEO/ Momenti kur transportohet me barelë gazetari i vrarë në Ukrainë

U vra nga ushtria ruse! Kush ishte Brent Renaud, regjisori dhe ish-gazetari NYT

Gazetari u vra në Ukrainë, redaktori i New York Times: Nuk e dërguam ne atje

Po filmonte refugjatët në Ukrainë! DETAJE nga vrasja e gazetarit, plumbi i kapi qafën

LAJMI KRYESOR:LUFTA/Sulm me 9 viktima në Yavoriv, mesazhi i Zelenskyy për Rusinë, rrëmbehet kryebashkiaku

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota vritet brent renaud vritet gazetari i new york times vritet brent renaud vritet gazetari i new york times

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2022, 13:04

Papa Françesku: Ndaleni masakrën!

Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus në Ukrainë.“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve që po vuajnë dhe le të ndalen bombardimet e sul...