Bota

Dita e 18-të e luftës, ç’po ndodh tani në Ukrainë? (ZHVILLIMET)

13 Mars 2022, 14:20 Nga DOSJA
Dita e 18-të e luftës, ç’po ndodh tani në

Në ditën e 18-të të pushtimit rus, luftimet janë duke vazhduar në pjesë të ndryshme të Ukrainës.

-Një gazetar amerikan është qëlluar për vdekje dhe një tjetër është plagosur në Irpin, në veri të Kievit, kanë raportuar disa media. Gazetarët e agjencisë së lajmeve, AFP në Irpin e kanë identifikuar viktimën si Brent Renaud, fotograf dhe regjisor, i cili ka kontribuar për të përditshmen amerikane, New York Times në të kaluarën

-Sulmet e Rusisë kanë pasur shënjestër perëndimin e Ukrainës. Disa raketa ruse kanë rënë në bazën ushtarake në Javoriv, afër kufirit me Poloninë, duke lënë të vdekur 35 persona

-Kryetari i qytetit tjetër perëndimor, Ivano-Franvisk, ka thënë se trupat ruse po vazhdojnë të sulmojnë aeroportin. Në Lviv – qytet ku janë strehuar ukrainasit e larguar nga qytetet tjera – janë dëgjuar sirenat ajrore

-Luftime tjera ka edhe në veri të kryeqytetit ukrainas, Kiev, i cili bëhet gati për ndonjë rrethim të mundshëm të forcave ruse

-Në Çernihiv, të paktën një person është vrarë pasi një ndërtesë banimi është shkatërruar tërësisht nga forcat ruse, kanë thënë autoritetet

-Në lindje të Ukrainës, trupat ruse po tentojnë të rrethojnë forcat ukrainase, teksa avancojnë në Mariupol dhe Harkiv, ka thënë inteligjenca britanike

-Në shumë vende të Evropës po protestohet sërish kundër luftës në Ukrainë. Protesta po mbahen edhe në Rusi, ndonëse ato po shtypen nga autoritetet

Marrë nga REL

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Vritet gazetari i NYT në Ukrainë, Papa thirrje Rusisë: Ndalojeni masakrën!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2022, 13:04

Papa Françesku: Ndaleni masakrën!

Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus në Ukrainë.“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve që po vuajnë dhe le të ndalen bombardimet e sul...