Bota

I mbijetoi sulmit rus, gazetari tregon si ia vranë kolegun: Qëlluan sa kaluam kontrollin

13 Mars 2022, 15:24 Nga DOSJA
I mbijetoi sulmit rus, gazetari tregon si ia vranë kolegun: Qëlluan sa

UKRAINË– Juan Arredondo, kolegu i gazetarit Brent Renaud, që u ran ë Ukrainë nga sulmet ruse ka treguar momentin e tmerrshëm të ngjarjes së rëndë. BBC shkruan se Arredondo është shprehur se të dy kanë qenë në Irpin për të filmuar qytetarët e Ukrainës që po largoheshin. Pikërisht në momentin që kanë kaluar një pikë kontrolli janë qëlluar nga rusët. Renaud ndërroi jetë në vend, ndërsa Arredondo përfundoi në spital.

“Ishim në një nga urat e para Irpin, duke shkuar për të filmuar refugjatët që po largoheshin. Hipëm mbi makinë dhe dikush na orientoi drejt një ure tjetër , kaluam një pikë kontrolli dhe në ato momente filluan të qëllojnë mbi ne. Në atë kohë shoferi u kthye, por sulmet nuk u ndalën. Nuk e di çfarë ka ndodhur më tej me Brent, e pashë vetëm kur e qëlluan në qafë dhe në atë çast jemi ndarë,”- ka thënë gazetari.

Brent Renaud, fitues i çmimit ‘Pulitzer’ në gazetari mbeti i vrarë në Ukrainë pasi një sulmi nga ana e ushtrisë ruse. Atë e kapi një plumb në qafë dhe ndërroi jetë në vend. Renaud i kaloi dy dekadat e fundit duke prodhuar filma dhe programe televizive me vëllain e tij Craig. Një muaj më parë kishte mbushur 51 vjeç.

 LAJMI KRYESOR: FOTO/ Vritet gazetari i New York Times në Ukrainë, plagoset kolegu i tij

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota brent renaud juan arredondo lufta ukraine-rusi vritet brent renaud brent renaud juan arredondo lufta ukraine-rusi vritet brent renaud

Sondazh

Poll