Bota

U vra nga ushtria ruse! Kush ishte Brent Renaud, regjisori dhe ish-gazetari NYT

13 Mars 2022, 13:49 Nga DOSJA
U vra nga ushtria ruse! Kush ishte Brent Renaud, regjisori dhe ish-gazetari NYT

SHBA– Brent Renaud vdiq sot nga sulmet ruse në Ukrainë. Ai ishte regjisor, fituesi i çmimeve ‘Peabody’ dhe ‘DuPont’ dhe ish-gazetar i New York Times. Renaud i kaloi dy dekadat e fundit duke prodhuar filma dhe programe televizive me vëllain e tij Craig. E trishtë është fakti se një muaj më parë kishte mbushur 51-vjeç.

Sipas Clicker vëllezërit Renaud njihen më së shumti për tregimin e historive humaniste nga pikat e nxehta të botës. Projektet e tyre kanë mbuluar luftërat në Irak dhe Afganistan, tërmetin në Haiti, trazirat politike në Egjipt dhe Libi, luftën për Mosulin, ekstremizmin në Afrikë, dhunën e kartelit, në Meksikë dhe kriza e refugjatëve të rinj në Amerikën Qendrore. 

Çmimet e fituara nga Renaud: ‘Columbia DuPont’, dy çmime Klubit të Shtypit, një çmim Edward R. Murrow, një çmim IDA, një nominim DGA për regjisorët më të mirë. Filmat e tyre kanë marrë gjithashtu vlerësime nga kritikët në Entertainment Weekly, Rolling Stone, Forbes, USA Today, Neë York Times, Filmmaker Magazine, Los Angeles Times dhe American Cinematographer. Brent dhe vëllai i tij Craig kanë themeluar Festivalin e Filmit Little Rock dhe Institutin e Filmit në Arkansas.

 LAJMI KRYESOR: FOTO/ Vritet gazetari i Neë York Times në Ukrainë, plagoset kolegu i tij

(d.d/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota brent renaud lufta ukraine-rusi brent renaud lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 13 Mars 2022, 13:04

Papa Françesku: Ndaleni masakrën!

Papa Françesku ka dënuar ashpër sulmin rus në Ukrainë.“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve që po vuajnë dhe le të ndalen bombardimet e sul...