Aktualitet

Hiqen valët gjatë protestës/ AKEP: E kërkoi Policia e Shtetit, do mbrojmë sigurinë publike

21 Shkurt 2019, 10:31 Nga DOSJA

TIRANE- Gjatë protestës së sotme për shkak të sigurisë publike në vend, AKEP njofton se që prej orës 11:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje të valëve në disa zona në Tiranë. AKEP sqaron se kye veprim është ndëmarrë pas kërkesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Njoftimi: 

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare njofton qytetaret se  me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërpreje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019.

Shkresa e dërguar nga AKEP për ndërprerjen e valëve celulare

AKEP ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve per nevoja te sigurisë publike.

AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.

(J.V/F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akep heq sinjalin nderprerje valesh protesta e opozites 21 shkurt 2019 akep heq sinjalin nderprerje valesh protesta e opozites 21 shkurt 2019

Sondazh

Poll