Politike

Basha falenderon protestuesit: Mirënjohje të gjithëve ju që refuzuat 30 qershorin

8 Korrik 2019, 19:23 Nga DOSJA
Basha falenderon protestuesit: Mirënjohje të gjithëve ju që

TIRANË- Lulzim Basha ka falenderuar të gjithë shqiptarët që nuk shkuan të votonin. Kreu i Partisë Demokratike mos votimin e quajti si një refuzim për pushtetin e Edi Ramës. Kryeopozitari tha se nëse qytetarët janë bashkë, ata ajën një uragan i pandalshëm.

Të dashur vëllezër dhe motra ju jam mirënjohës që jeni sonte në këtë shesh, ju jam mirënjohës të gjithë atyre që e braktisën regjimin e krimit në 30 qershor. Iu jam mirënjohës të gjithëve që iu bashkuan përpjekjet tona për njerëzit. Faleminderit që nuk u lodhët. Ju jam mirënjohës që nga udhëheqësit tek anëtarët e thjeshtë. Bashkë jemi një uragan i pandalshëm. Faleminderit anëtarëve dhe mbështetësve të PD. Respekt pafund të gjithë juve. Është përgjegjësia jonë, izolojeni Ramën. Shpëtoni Partinë dhe nderin tuaj të marrë peng nga krimi. Rama ik. Shqipëria ofron shumë pak sot. Mësuesi duhet të vjedhë dhe manipulojë vota. Polici duhet të dhunojë kundërshtarin politik. E vetmja e ardhme është të punohet për oligarkinë. Karrierë ka vetëm për servilin. Ëndrra për Shqipërinë si Europa, është e parealizuar”, tha Basha.

Ditën e sotme opozita e bashkuar ka zhvilluar për 2 orë protestën e 10-ë kombëtare të opozitës. Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të kishte asnjë marrëveshje me qeverinë mbi pazare por vetëm mbi parime.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019 zgjedhjet e 30 qershorit 2019 edi rama lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019 zgjedhjet e 30 qershorit 2019

Sondazh

Poll