Politike

Basha 2 mesazhe të qarta Ramës: Drejtësi përmes ligjit, kriza zgjidhet me parime e jo me pazare

8 Korrik 2019, 19:33 Nga DOSJA
Basha 2 mesazhe të qarta Ramës: Drejtësi përmes ligjit,

TIRANË- Në fjalën para  protestuesve tek kryeministria, lideri i opozitës tha se përpjekja 6 vjeçare e PD triumfoi. Basha ka folur dhe për zgjidhjen e krizës, duke thënë se duhet të zgjidhet me parime dhe jo me pazare. 

Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës.Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit”, tha Basha.

Lideri i opozitës e tha qartë mesazhin e tij, duke shtuar se pa dalë para drejtësisë ata që vodhën voat e shqiptarëve. 

Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë”, ishte një nga mesazhet kryesore që dha gjatë protestës kreu i opozitës.

Ditën e sotme opozita e bashkuar ka zhvilluar për 2 orë protestën e 10-ë kombëtare të opozitës. Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të kishte asnjë marrëveshje me qeverinë mbi pazare por vetëm mbi parime.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama kriza politike lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019 zgjidhja e krizes edi rama kriza politike lulzim basha protesta e opozites 8 korrik 2019 zgjidhja e krizes

Sondazh

Poll