Politike

Shkarkimi i Metës, reagon Berisha nga protesta: Akt anti-kushtetues, grusht shteti

8 Korrik 2019, 19:11 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës, reagon Berisha nga protesta: Akt anti-kushtetues, grusht

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat gjatë protestës së sotme të opozitës së bashkuar. 

Në fjalën e tij, Berisha ka komentuar votimin pro për ngritjen e Komisionit Hetimor nga Kuvendi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. 

“Është një paqe. Opozita vijon betejën me një kryengritje të fuqishme që do të vijojë deri në ditën e përmbysjes së Ramës. Në çmendurinë e tij, ndërmerr aktin më antikushtetues, akt puccist i Edvin Kristaq Kolekës. Shihni ç’bëri gjitoni. Brenda 24 orëve u betua kryeministri i ri,”-tha Berisha. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Opozita shpalli nul farsën moniste më të turpshme në historinë e Europës pas rënies së perdes së hekurt. Ajo u shapll nul nga ekspertiza e ODHIR e cila tha se dekretet e presidentit janë në fuqi dhe të gjithëfuqishme. Ato nuk mund të prekë narko-kolegji i partisë. Ato mund t’i hedhë poshtë vetëm Gjykata Kushtetuese. Procesi është turp. Në çmendurinë dhe paranojë e tij për pushtet ndërmerr aktin antikushtetues. Dekretet e presidentit nuk mund të vlerësohet nga narko parlamentit. Derisa gjykata të vlerësojë dekretet, çdo veprim ndaj presidentit është grusht shteti. Edi Rama do përgjigjet një më një ndaj këtij grushti shteti.

Ky popull është në një betejë të shenjtë në kuptimin që nuk lufton për karrigen e aksujt por që shqiptarët të votojnë të lirë. Neo-demokracia në Greqi dhe PD siç i kanë ndërtuar marrëdhëniet mes dy vendeve do vazhdojnë bashkëpunimin siç u ka hije dy fqinjëve. Në 24 orë u betua kryeministri atje. Dha një shembull gjitoni, dhe duhet ta bëjmë edhe ne këtu që mbushin kutitë. Jugu sot ka qenë më i bllokuar se kurrë sepse narko-policët në vend që të lehtësojnë trafikun e bllokonin atë. Ngritja e komisionit për Metës është akt puçist i mirëfilltë i Evdin Kristaq Kolekës. Sot flet sheshi sepse qindra mijëra njerëz nuk ka ardhur për mua por për drejtuesin e opozitës. Dua t’i them shqiptarëve se në këtë betejë kanë aleatë të mëdhenj. Edi Ramës iu kërkua dy herë që të shtyjë datën e zgjedhjeve. Refuzoi sepse e di që e ka kohën e numëruar.

Ditën e sotme opozita e bashkuar ka zhvilluar për 2 orë protestën e 10-ë kombëtare të opozitës. Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të kishte asnjë marrëveshje me qeverinë mbi pazare por vetëm mbi parime.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e opozites 8 korrik 2019 ps shkarkon metën sali berisha protesta e opozites 8 korrik 2019 ps shkarkon metën sali berisha

Sondazh

Poll