Politike

Doli hapur kundër politikave të PD-së, djali i Sokol Olldashit i bashkohet sërish protestës së opozitës

8 Korrik 2019, 19:19 Nga DOSJA
Doli hapur kundër politikave të PD-së, djali i Sokol Olldashit i

TIRANË– Djali i Sokol Olldashit, Glauk është prezent në protestën e 10-të kombëtare të opozitës së bashkuar.

Disa ditë më parë djali i Sokol Olldashit ka komentuar situatën në Partinë Demokratike në përfundim të zgjedhjeve të 30 qershorit. Në dallim nga Basha, që e cilëson 30 qershorin si ditë feste, Olldashi tha se PD tanimë nuk ka asnjë pushtet.

Në dy palë zgjedhje thotë ai, PD tregoi se populli nuk e beson dhe se tanimë duhet një proces zgjedhor në PD me qëllim ristrukturimin e Partisë.

Ditën e sotme opozita e bashkuar ka zhvilluar për 2 orë protestën e 10-ë kombëtare të opozitës. Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të kishte asnjë marrëveshje me qeverinë mbi pazare por vetëm mbi parime.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike glauk olldashi protesta e opozites 8 korrik 2019 sokol olldashi glauk olldashi protesta e opozites 8 korrik 2019 sokol olldashi

Sondazh

Poll