Politike

Berisha poston pamje nga protesta, por bën gafën e pafalshme…fotoja është me shall nga dimri

8 Korrik 2019, 19:23 Nga DOSJA
Berisha poston pamje nga protesta, por bën gafën e

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një foto nga protesta e opozitës, ku sipas tij pjesëmarrja është masive.

Por ajo që bie në sy është fakti se ish-kryeministri ka ngatërruar protestë, pasi siç shihet edhe në foto, protesta e publikuar nga Berisha i paraqet protestuesit me shall dhe me xhupa.

Me gjasë, fotoja është nga protesta e muajit shkurt, kur PD protestonte në Bulevard dhe temperaturat ishin tejet të ulëta.

Ditën e sotme opozita e bashkuar ka zhvilluar për 2 orë protestën e 10-ë kombëtare të opozitës. Në fjalën e tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se nuk do të kishte asnjë marrëveshje me qeverinë mbi pazare por vetëm mbi parime.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gafa e berishes sali berisha gafa e berishes sali berisha

Sondazh

Poll