Aktualitet

Aksident i rëndë në Kamëz/ Mjeti del nga rruga, vdes shoferi 24-vjeçar, pasagjeri në spital

13 Mars 2022, 08:09 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Kamëz/ Mjeti del nga rruga, vdes shoferi

TIRANË– Aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Kamzës. Policia njofton se i riu me inicialet D.P, 24-vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Për pasojë ai ka humbur jetën ndërsa pasagjeri i cili ndodhej në mjetin e tij, ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane tirane aksident ne tirane tirane

Sondazh

Poll