Politike

Protesta/ ‘Thumbi’ i Metës: Tuboni vetëm paqësisht, KQZ po punon për të përputhë votat me pjesëmarrjen

8 Korrik 2019, 18:11 Nga DOSJA
Protesta/ ‘Thumbi’ i Metës: Tuboni vetëm paqësisht,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh para protestës së opozitës duke falenderuar qytetarët për bojkotin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta i ka kërkuar qytetarëve që të zhvillojnë një protestë paqësore duke mos kursyer edhe ironinë ndaj PS-së.

“Ju lutem dhe për sa më pak zhurmë sot, në respekt të organizatës socialiste në KQZ, që po punon ditë e natë të përputhë rezultatet, me tejkalimet e shfrenuara që vazhdojnë çdo moment,”-shkruan Meta. 

POSTIMI I PLOTË

Të dashur qytetarë!

Ndërsa drejtuesit e Opozitës së Bashkuar ju kanë ftuar sot në një protestë kombëtare kundër votimeve socialiste të 30 qershorit, dua të përshëndes mbi 85% të qytetarëve, të cilët bojkotuan një proces “fake”, më të shëmtuarin që mund të ndodhte në kontinentin tonë të civilizuar, pas 3 dekadash që kur vendi ynë u nda nga regjimi më shtypës i të drejtave të njeriut që njohu e gjithë Europa ish-komuniste.

Ndaj një mirënjohje të gjithë shqiptarëve, të cilët bojkotuan farsën më të turpshme që mund të bënte vendi në këto momente kur klasa politike duhet të tregonte përgjegjësi dhe vizion europian.

Për këtë ka meritë dhe distancimi i prerë dhe i qartë i lidershipit tuaj, nga çdo akt dhune në dy javët e fundit që ndihmoi shumicën dërmuese të shoqërisë tonë për të identifikuar armikun e betuar të dialogut në këto 6 vite në vendin tonë, i cili ka mbijetuar vetëm përmes diversionit, përçarjes së opozitës, blerjes së zgjedhjeve përmes aktivizimit të “çunave problematikë” dhe lobingjeve të shfrenuara për t’i mbyllur sytë gjithë botës për të mos parë një maskaradë të gjithanshme, që kulmoi me të Dielën e Fitorjeve, plot tejkalime të shfrenuara.

Ndaj ju ftoj të vazhdoni të protestoni vetëm paqësisht, për ta bërë kauzën tuaj edhe kauzën e shumicës së atyre që u detyruan të merrnin pjesë në farsën e 30 qershorit.

Nga ky test shumë i rëndë ku u provokua demokracia jonë dhe bashkëjetesa qytetare, kjo kauzë i ka të gjitha mundësitë për të dalë shumë më e fortë vetëm përmes rezistencës qytetare dhe paqësore. Ju lutem dhe për sa më pak zhurmë sot, në respekt të organizatës socialiste në KQZ, që po punon ditë e natë të përputhë rezultatet, me tejkalimet e shfrenuara që vazhdojnë çdo moment.

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit.

Opozita e re ishte e përçarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta protesta e opozites 8 korrik 2019 seanca plenare 8 korrik 2019 ilir meta protesta e opozites 8 korrik 2019 seanca plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll