Politike

Mbyllet protesta e opozitës, Basha i prerë me Ramën: Kriza nuk zgjidhet me marrëveshje politike

8 Korrik 2019, 07:00 Nga DOSJA
Mbyllet protesta e opozitës, Basha i prerë me Ramën: Kriza nuk

TIRANË- Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot protestën e sja të 10-të kombëtare para Kryeministrisë.  Ky është tubimi i parë i opozitës pas 30 qershorit. Skenari i protestës ka qenë i njëjtë me ato të para 30 qershorit. Edhe këtë herë ishin qytetarët ata që mbushën sheshin dhe më pas janë bashkuar dhe liderët opozitarë. Basha dhe Kryemadhi dolën të sinkronizuar nga zyrat e tyre dhe më pas iu bashkuan turmës. 

Ishte kreu i opozitës ai që mbajti fjalën para qytetarëve, ndërsa kryetarja e LSI dhe ish-kryeministri Berisha folën për mediat mes turmës. Lulzim Basha falenderoi të gjithë qytetarët që nuk shkruan të votonin në 30 qershor, dhe tha se ata kishin refuzuar regjimin e Ramës. Më tej ai shtoi se rezistenca duhet të vijojë që të arrihet qëllimi përfundimtar, largimi i Edi Ramës. Po ashtu kryedemokrati ia bëri të qartë Ramës se kriza politike nuk do të zgjidhet me një marrëveshje, por do zgjidhet mbi parime e jo me pazare. 

Pas fjalës së Bashës para Kryeministrisë, turma u largua drejt Kuvendit e më pas drejt selisë blu. Nga godina e Partisë Demokratike Basha mbajti një fjalë të shkurtër dhe më pas mbylli protestën me falenderime për të gjithë qytetarët. 

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike masa e policisë për protestën protesta e 10 kombëtare protesta e opozites 8 korrik 2019 masa e policisë për protestën protesta e 10 kombëtare protesta e opozites 8 korrik 2019

Sondazh

Poll