Aktualitet

Dita e 4/ Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër sërish në shesh! Rama: Pakicë!

12 Mars 2022, 06:25 Nga DOSJA
Dita e 4/ Protesta para Kryeministrisë, qytetarët: Nesër

TIRANË– Që prej orës 11:00, për më shumë se 3 orë, mijëra qytetarë kanë mbushur plot sheshin poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar uljen e çmimeve të produkteve të shportës dhe karburanteve. Qytetarët u grumbulluan në orën 11:00 në sheshin ‘Skëndërbej’, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku qytetarë dhe aktivistë kanë mbajtur fjalime, duke i listuar kërkesat e tyre kreut të qeverisë.

KËRKESAT E QYTETARËVE:

1. Shpallje në Fletoren Zyrtare të minimumin jetik
2. Ulja e çmimit të naftës në kuotat paralufte.
3. Çdo ushqim i ngritur të kthehet në koston e mëparshme.
4. Të deklarosh sa është nafta rezervë e shtetit shqiptar
5. Të deklarosh sa është fondi për emergjencat
6. Sa rezerva ke në magazina për gjendjen e jashtëzakonshme

Megjithatë, në një kohë kur qytetarët protestonin, kryeministri Edi Rama pati një reagim, ku tha se nuk ka pasur nevojë për një “pakicë të çartur”, që të vepronte, por ka nisur nga marrja e masave, duke thënë se sot do të bëhet gati plani anti-krizë. Ndërsa shtoi se besonte se protesta ishte e thirrur nga ato që ai i cilëson si “non grata”. Po ashtu, në një mbledhje tjetër që zhvillohej paralelisht me mbledhjes, Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve, vendosi që deri në 15 mars, çmimi i naftës do të jetë 217 lekë, ndërsa i gazit 93 lekë. Më pas, do të merret një tjetër vendim.

Pasi mbajtën nga një fjalim për më shumë se 3 orë poshtë zyrës së Ramës, qytetarët marshuan rejt Drejtorisë së Policisë në rrugën “Myslym Shyri”, duke bërë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar nga tubimet e tre ditëve të fundit jo vetëm në Tiranë, por në disa prej qyteteve të Shqipërisë, ku janë përballur edhe me dhunë nga ana e Policisë. Po ashtu, sot protesta ka patur edhe në rrethe, ku në Lezhë protestuesit bllokuan për disa minuta autostradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Shënkollit. Po ashtu qytetarët u ngritën sot edhe në Pogradec e Berat. Megjithatë tubimet nuk do të mbyllen me sot, pasi nesër po në orën 11:00, qytetarët do të mblidhen sërish në protestë, po para Kryeministrisë. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Dita e 4/ Pamje me dron nga protesta madhështore, qytetarët marshojnë tek Kryeministria

Edi Rama lëre ‘mallin’, eja na zgjidh hallin!

Protestuesit zhvendosen nga Kryeministria, një pjesë marshojnë drejt Policisë së Tiranës

Gazetarja Nertila Zef Haxhia: Ju nuk jeni burra, jeni …

FOTO/ “Sanksionet ishin për ne, apo Rusinë?!”, “Boll na vodhët”

VD-Kriza e ushqimeve, Pano Soko: Pse ça hamë ne? Karkaleca?! Rama e dëshiron krizën…

VD-Kundër çmimeve, Alban Rexha (Ujku) e nis fjalimin siç duhet: Ju rujt Zoti!

VENDIMI I PARË! Bordi i Menaxhimit ul çmimin e naftës, 217 lekë/litër deri më 15 mars

PËRPLASJA TEK PROTESTA/ Demokrati: Me opozitën e re…ndërhyn protestuesi: Lëre politikën!

6 PIKA! I duan një më një, KËRKESAT e shqiptarëve për Edi Ramën: Ja pse protestojmë!

FOTOLAJM/ Protestës kundër çmimeve i bashkohen edhe personat me aftësi të kufizuara

Protesta/ Ervin Resuli: Fëmijët duhet të konsumojnë qumësht vendi, jo nga Serbia

ME VIDEO- I moshuari përlotet në protestë: Po i biem në qafë fëmijëve, pa ata s’jetojmë

Poshtë Kryeministrisë/ Protestuesi krenar: I kemi dalë para një krize humanitare

Qytetarët i ka poshtë zyrës, Rama: Pakicë e çartur, mua më ka zgjedhur populli, s’vjedh!

“SYRI” nga lart! Rama blindon Kryeministrinë, mbush tarracën plot me efektivë…

“Pakicë e zhurmshme”/Qytetarët i përgjigjen Ramës, mbushin sheshin plot: Kush mbjell uri…

Sheshi plot! Protesta kundër çmimeve, rekord qytetarësh kundër Ramës: Boll na vodhët! (FT)

FOTO/ Protestat ulin çmimin e naftës, litri bie për herë të parë poshtë 200 lekë

‘Lëre se ka gazetarë’, drejtori i policisë së Tiranës ‘eviton’ dhunën para kamerave

(d.a.k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll