Aktualitet

VENDIMI I PARË! Bordi i Menaxhimit ul çmimin e naftës, 217 lekë/litër deri më 15 mars

12 Mars 2022, 11:24 Nga DOSJA
VENDIMI I PARË! Bordi i Menaxhimit ul çmimin e naftës, 217

TIRANË– Bordi Kombëtar i Menaxhimit të Hidrokarburëve ka ulur çmimin e karburantit në vend! Në mbledhjen e parë që prej themelimit, Bordi ka vendosur që nafta ka shkuar në 217 lekë/litër, nga 223 që është aktualisht. Sipas njoftimit zyrtar është vendosur që çmimi të mbahet i tillë deri më datë 15 mars. Më pas, të martën Bordi do të mblidhet sërish për të vendosur çmimin e radhës të karburanteve në vend për në ditët në vazhdim. Ndërkohë që aktualisht çmimi i karburateve në bursë është mesatarisht 110 dollar për fuqi, ndërsa që sot është shënuar sërish rritje me thuajse 3% nga çmimi që ishte pak ditë më parë. Por nuk dihet nëse çmimi do të vazhdojë rritjen apo do të bjerë sërish…

NJOFTIMI I PLOTË:

Në mbledhjen e tij të datës 12 Mars 2022 Këshilli i Ministrave, miratoi Aktin Normativ. “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 8450, DATË 24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”. Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët. Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjehere Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit,.

Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ vendosi:

1.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
2. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
3.Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri. Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama deklaroi se Bordi Kombëtar do të kontrollonte në terren të gjitha pikat e furnizimeve me karburant, ndërsa shtoi se kështu do të merrnin fund spekulimet me çmimet. Po ashtu, shtoi se të gjitha pikat që nuk do të respektojnë vendimet e marra, do të humbin pikën e shpërndarjes.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bordi kombëtar i menaxhimit të hidrokarburëve çmimi i naftës në shqipëri bordi kombëtar i menaxhimit të hidrokarburëve çmimi i naftës në shqipëri

Sondazh

Poll