Sport

Disa ditë më parë i mahniste, tani e ‘ngelin në klasë’| Nota e Brojës ndaj Newcastle

11 Mars 2022, 18:07 Nga DOSJA
Disa ditë më parë i mahniste, tani e ‘ngelin në

ANGLI– Southampton pëson humbjen e dytë rradhazi në kampionat. Ditën e enjte skuadra ku aktivizohet Armando Broja u mund nga Newcastle me shifrat 2-1. Sulmuesi shqiptar ishte në fushë nga minuta e parë, por paraqitja nuk ishte vërtetë pozitive. Sulmuesi nuk po gjen golin që i mungon prej 9 shkurtit ku i shënonte Tottenhamit.

Në përballjen e fundit, sulmuesi u zëvendësua në minutën e 73’. Sulmuesi shqiptar doli duke çaluar, pasi disa minuta më parë kishte pësuar një përplasje nga një duel me kundërshtarët. Një lajm i keq për të. Ndërkohë gazeta Hampshire e ka vlerësuar me notën 4 paraqitjen e Armando Brojës.

“Nuk ishte performanca e tij më e mirë ku ai nuk ishte i shpejtë mjaftueshëm që të reagonte në disa pasime nga shokët e skuadrës. Nuk shfrytëzoi disa sulme që ishin premtuese. Nuk ishte çudi që u zëvendësua”, shkruhej në vlerësimin e Brojës.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport broja newcastle southampton broja newcastle southampton

Sondazh

Poll