Aktualitet

FOTO/ Protestat ulin çmimin e naftës, litri bie për herë të parë poshtë 200 lekë

12 Mars 2022, 06:11 Nga DOSJA
FOTO/ Protestat ulin çmimin e naftës, litri bie për herë

TIRANË- Në vendin tonë prej 3 ditësh kanë nisur protestat lidhur me rritjen e çmimeve kryesisht atë të naftës i cili dy ditë më parë kapi rekordin prej 290 lekë për litër.

Protestat e qytetarëve kanë detyruar shitësit e naftës të bëjnë një reflektim në çmim, ku sot ka nisur rënia. Çmimi për litër sot është 197 lekë të reja.

Vetë Kryeministri Edi Rama, qytetarët e revoltuar nuk i konsideron popull. Në një postim në Twitter nga Antalia, Turqi ku dhe ndodhet sot, Rama shkruan se protestuesit që kanë mbushur çdo shesh në Shqipëri nuk janë popull, janë hijet e ‘nongratas’ referuar Berishës. Sipas tij, këto protesta janë një përpjekje e ulët për të manipuluar njerëzit, por ndjekësit nuk e kursyen duke e quajtur edhe psikopat.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll