Aktualitet

VIDEO/ Nxënësit tallin mësuesit, shumë më e rëndë situata në shkollat e mesme

11 Mars 2022, 21:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Nxënësit tallin mësuesit, shumë më e

TIRANË- Pas luleve të 7 marsit, vijon normaliteti, duket se nxënësit jo vetëm nuk i duan por as nuk i respektojnë mësuesit.

Nxënësi: Jo të gjithë janë korrekt në mësim. Kur mësuesja nuk është e vëmendshme ka nxënës që fillojnë e shajnë.

Brenda ambjenteve të shkollës, gjimnazistët sillen pa edukatë duke mos zbatuar rregulloren, që përvec të drejtave ju përcakton edhe detyrimet..

Pandora Shalari, ish-mësuese matematike: Ka rënë autoriteti i mësuesit.

Që në vitin 76’, Pandora u bë pjesë e sistemit arsimor si mësuese e matematikës. 70 vjecarja është pranë nxënësve edhe sot me kurset plotësuese; por që ndjen keqardhje se si ndryshe nga vite më parë figura e mësuesit është nënvlerësuar.

“Më vjen për të qarë. Sinqerisht, jam e shokuar me komunikimin mësues-nxënës. Ne edhe kur kalonim pranë tyre ngriheshin në këmbë në shenjë respekti sot flasin harbutërisht”.

Ndryshimin e marrëdhieneve mësues-nxnëës e shikon edhe Burbuqe Bashaj, e cila pas 30 vitesh eksperiencë vazhdon mësimdhënien e gjuhës shqipe në shkollën Dhora Leka.

Burbuqe Bashaj, mësuese e gjuhës shqipe: “Unë kam qenë në arsim që para demokracisë, atëherë isha 22 vjec e jepja mësim në gjimnaz me 18 vjeçar dhe sërish kisha autoritet. Sot duhet shumë punë për të fituar autoritetin”.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burbuqe bashaj pandora shalari burbuqe bashaj pandora shalari

Sondazh

Poll