Aktualitet

VD- Kulmi i krizës ekonomike! Shefi i Beratit nxjerr “Range”-in luksoz për protestuesit

11 Mars 2022, 18:28 Nga DOSJA
VD- Kulmi i krizës ekonomike! Shefi i Beratit nxjerr “Range”-in

BERAT– Edhe pse sheshet e Shqipërisë janë mbushur plot për tre ditë me radhë dhe kërkohet ulja e çmimit të naftës e të shumë produkteve të tjera, Berati nuk e ndjen këtë krizë. Madje vetë Drejtori i Policisë së Beratit ka nxjerrë në terren mjete të llojit “Range Rover” që erdhën në Shqipëri për të shoqëruar të ‘fortët’ që ranë në rrjetën e Operacionit Forca e Ligjit.

Përtej kësaj, është harxhimi i këtyre mjeteve luksoze që rrëmben vëmendjen, ndërkohë që jemi në kulmin e krizës ekonomike dhe çmimi i naftës nuk njeh ulje. Një mjet i tillë mund ta shpenzojë rrogën minimale të një qytetari shqiptar (30 mijë lekë të reja) brenda pak orësh duke shoqëruar protestues që u duhen plotë 30 ditë për të bërë këto para. Në Google rezulton se mjete të tilla janë dy llojesh, 5.0 me benzinë dhe 3.0 me naftë, llogaritë bëjini vetë!

LAJM KRYESOR: Çmimet! PROTESTA masive në çdo cep, studentët e UBT marsh nëpër Tiranë, trazira në Korçë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll