Aktualitet

Zogu i Zi i bllokuar, policia bën thirrje: Shpërndahuni se do ndërhyjmë

11 Mars 2022, 19:11 Nga DOSJA
Zogu i Zi i bllokuar, policia bën thirrje: Shpërndahuni se do

TIRANË– Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të lirojnë rrugët. Ndërkohë që ata ndodhen tek Zogu i Zi dhe kanë bllokuar rreth-rrotullimin, policia kërkon që të shpërndahen. Në të kundërt, në njoftimi zyrtar, thuhet se policia do të ndërhyjë.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në disa qytete të vendit grupe personash, kryesisht të rinj, janë konfrontuar me punonjësit e Policisë dhe në disa raste kanë bllokuar edhe lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të qytetarëve. Nisur nga situata e krijuar, veçanërisht në Tiranë, ku grupe të rinjsh vijojnë të kundërshtojnë thirrjet e Policisë për t’u shpërndarë dhe për të liruar rrugët, Policia e Shtetit bën thirrje që personat që kanë bllokuar rrugën të shpërndahen menjëherë pasi punonjësit e Policisë do të ndërhyjnë në zbatim të ligjit për të shpërndarë protestuesit, me qëllim lejimin e lëvizjes së lirë të autometeve dhe qytetarëve. Policia e Shtetit, edhe një herë shpreh vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, edhe të atyre që protestojnë në mënyrë paqësore, dhe nuk do të tolerojë veprime të cilat bien ndesh me ligjin dhe cënojnë rendin e sigurinë, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të automjeteve.

LAJM KRYESOR: Çmimet! PROTESTA masive në çdo cep, studentët e UBT marsh nëpër Tiranë, trazira në Korçë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll