Aktualitet

“Turizëm nafte” në Malin e Zi/ Shkodra thanë karburantet përtej kufirit, kushton 178 lekë

11 Mars 2022, 21:21 Nga DOSJA
“Turizëm nafte” në Malin e Zi/ Shkodra thanë

SHKODËR- Kur në vendin tonë kanë shpërthyer protestat kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës, me qindra shqiptarë kanë gjetur zgjidhjen në Mal të Zi. Në këtë shtet, nafta kushton 1.45 euro ose 1.78 lekë shqiptare, rreth 70 lekë më lirë se në vendin tonë.

Arsyeja se përse gjithë këto makina janë në pritje, është fakti se prej orës 14:00 ky karburant në hyrje të Ulqinit, nuk ka më rezerva për naftë dhe benzinë. Aktualisht është në pritje të 15000 litrave të tjerë.

Publikimi në rrjetet sociale i videove dhe fotove nga vetë shqiptarët teksa mbushin me qindra litra naftë, ka detyruar qeverinë malazeze të mos lejojë më bidonët rezervë. E pavarësisht kontrolleve të policisë dhe taksës 15 euro në doganë, shqiptarët blejnë serish.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet cmimi i naftes nafta cmimi i naftes nafta

Sondazh

Poll