Politike

Logu nxjerr raportin e KLSH: Humbja e gjyqeve në arbitrazh, qeveria paguan dhe 390 mln euro

11 Mars 2022, 15:04 Nga DOSJA
Logu nxjerr raportin e KLSH: Humbja e gjyqeve në arbitrazh, qeveria paguan

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu ka publikuar nj raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Krah postimit, Logu shkruan se përveç 430 milionë eurove për inceneratorët, qeveria shqiptare do të duhet të paguajë edhe 388.4 milionë euro për 5 gjyqet e humbura në arbitrazhin ndërkombëtar vetëm gjatë viteve 2019 – 2020. Këto të dhëna bazohen në raportin e KLSH-së.

Postimi:

Përveç 430 milionë eurove për inceneratorët, qeveria shqiptare do të duhet të paguajë edhe 388.4 milionë euro për 5 gjyqet e humbura në arbitrazhin ndërkombëtar vetëm gjatë viteve 2019 – 2020 (Foto – Raporti përfundimtar i KLSH-së për auditimin në Avokaturën e Shtetit). Prandaj, qeveria refuzon të heqë taksat dhe ofrojë paketa solidariteti për të pamundurit sepse i duhet të paguajë faturën 818.4 milionë euro, e prodhuar nga kriza e korrupsionit të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike marash logu marash logu

Sondazh

Poll