Politike

‘Mori për thesarin e Krrabës, urdhëroi vrasjen e ambasadorit”, Kujtim Gjuzi liston pse duhet shkarkuar Meta. Krahason Ram

8 Korrik 2019, 16:44 Nga DOSJA
‘Mori për thesarin e Krrabës, urdhëroi vrasjen e

TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka listuar arsyet se përse duhet shkarkuar presidenti Ilir Meta. 

“Pse duhet shkarkuar Ilir Meta? Sepse ka përgjegjësi për thesarin e Krrabës, grabitjen e mandatave në gushtin e 2001, një grup kriminal që ka vajtur për të vrarë Zef Bushatin në Shkodër me urdhër të tij, ka pasur ndikim në Nikël, ka marrë pjesë në fushatën zgjedhore në 2017, ka çorientuar shqiptarët me ditën e zgjedhjeve. Gjeneral Gedafi (për Ramën) nuk është këtu por mirë do të ishte që të qëndronte. Nuk do ta doja për të fatin e Gebafit. Ne e njohim datën e presidentit por jo atë. Prandaj ju duhet të thoni na falni shqiptarë që zgjodhët Ilir Metën president,”-tha Gjuzi. 

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit. Opozita e re ishte e përçrarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kujtim gjuzi seanca plenare 8 korrik 2019 ilir meta kujtim gjuzi seanca plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll