Politike

Rama shprehet qartë: Nuk e lë më Metën të gabojë, na shantazhoi para zgjedhjeve

8 Korrik 2019, 15:34 Nga DOSJA
Rama shprehet qartë: Nuk e lë më Metën të gabojë,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë sot në Kuvend në lidhje me shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Rama në fjalën e tij tha se ai nuk do ta lë që Meta të gabojë dhe foli dhe për një shantazh që i është bërë atij.

Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që po gabon thotë Bonparti. Por sot nuk jemi mbledhur për të ndaluar kundërshtarin tonë. Ilir Meta nuk duhet ndaluar. Politikisht ai na e bën shumë më lehtë sepse njerëzia e sheh lakuriq armiqëisnë e Metës ndaj shumicës tonë. Është shumicë që synon pengimin e cceljes së negociatave me BE.  I kam ndjekur me një ndjenjë mëshirë budallallëqet e fallxhores Monikë me akorbacitë e Lulit. Thashë gjatë fushatës se lufta e zgjedhjeve do të rezultonte një vrimë në ujë. Dhe do t’I bënin pjesë të revolucionit imagjinar shqiptarët në shtëpi dhe në plazh. 85% e popullit refuzoi Ramën thonë të shkretët. Dhe janë të njëjtët që thonë se shqiptarët kanë ikur. Janë këta që refuzojnë votën e emigrantëve në kodin zgjedhor. Duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme vota e emigrantëve do të përfshihet. Ne kemi marrë një përqindje më të lartë votash se çkishte koalicioni fitues me 19.7%. Po të kishte qënë një garë normale dhe pa presionin e lartë kriminal kjo përqindje do të ishte dukshëm më e lartë se ajo e vitit 2015. Ta lexosh si refuzim të lartë ndaj nesh do të thotë jo thjesht të mos dish ccfarë flet pot ë mos kuptosh ccfarë vjen më pas. Ajo opozitë nuk ka asnjë shans rikthimin tek fitorja në zgjedhjet e vitit 2021. Mungesa e gjërë e vlerësimit është një fakt i pakontestueshë. Si dhe pasdyshim për shkak të ndërhyrjes së dhunshme të Ilir Metës në proces. Si mund të mos cënohej besimi tek zgjedhjet kur bëhej shantazh për moszhvillimin e tyre. Ai shantazh ndikoi edhe tek elektorati ynë e jo më tek mbështetësit e opozitës dhe votuesit e pavendosur”, u shpreh Rama.

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit. Opozita e re ishte e përçrarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës.

(K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ps shkakron metën seanca plenare 8 korrik 2019 edi rama ilir meta ps shkakron metën seanca plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll

Politike 8 Korrik 2019, 10:52

Si vdes një Republikë…

Si vdes një Republikë? Historia na jep dy modele: ose shndërrohet përmes një puçi të brendshëm – paqësor ose të dhunshëm – apo veprimi të armatosur në nj...