Politike

Zbardhen emrat e Komisionit Hetimor, kush janë deputetët që do të vendosin për shkarkimin e Metës

8 Korrik 2019, 16:11 Nga DOSJA
Zbardhen emrat e Komisionit Hetimor, kush janë deputetët që do

TIRANË- Po zhvillohet në këto momente seanca plenare e Kuvendit, ku po diskutohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Pritet që ky  debat të zgjatë vetëm për 120 minuta në lidhje me një raport të Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e Presidentit Meta.

Për shkarkimin e Metës do të vendosin deputetët: Ulsi manja kryetar, Vasilika Hysi, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino, Alket Hyseni dhe anëtarët zëvendësues, Adnor Shameti dhe Spartak Braho. Nga Grupi Parlamentar Demokrat: Alban Zeneli zv.kryetar, Halit Valteri anëtar, Arlind Carcani anëtar zëvendësues. Nga Grupi Parlamentar i Partive të Djathta: Adriatik Alimadhi anëtar, Zef Shtjefni anëtar zëvendësues, Dhe nga deputetët jashtë grupeve parlamentare do të jetë Krenar Rryçi anëtar.

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit. Opozita e re ishte e përçrarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni hetimor ps shkarkon metën seanca plenare 8 korrik 2019 komisioni hetimor ps shkarkon metën seanca plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll