Politike

“I luteshe me ngjala në 2013-ën”, Maliqi i nxjerr të palarat Ramës: I bëre gjyqin Metës se e ke frikë

8 Korrik 2019, 16:20 Nga DOSJA
“I luteshe me ngjala në 2013-ën”, Maliqi i nxjerr të

TIRANË- Deputeti Lefter Maliqi ka bërë thirrje të gjithëve që të dalin në protestë dhe shtoi se duhet rrëzuar Rama nga pushteti.

Po ashtu ai komentoi dhe fjalën e Kryeministrit duke thënë se  i bëri një gjyq politik Metës, por i kujtoi 2013-ën dhe tha se Rama i ishte lutur me ngjala dhe me Koço Kokëdhimën.

Sot i bëri gjyqin politik Ilir Metës, juve ai u ka sjellë në pushtet në 2013-ën. Rama i lutej me ngjala dhe me Koçon dhe më pas e hodhi ku të gjithë e dimë. Por ju e njihni Metën, se ai ka qenë pjesë e juaja dhe ja dini fuqinë e ja keni frikën. Ka qenë Kryeministër i juaj dhe student dhjetori. Ky është një turp dhe u bëj të gjithëve që të ngrihen ne revoltë popullore deri në rrëzimin përfundimtar të Edi Ramën”, tha Maliqi.

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit. Opozita e re ishte e përçrarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lefter maliqi ps shkarkon metën senca plenare 8 korrik 2019 edi rama ilir meta lefter maliqi ps shkarkon metën senca plenare 8 korrik 2019

Sondazh

Poll