Politike

“Mic Sokoli me kostum banjo”, Rama ironi therëse me Ilir Metën: E imagjinon veten si Vojo Kushi

8 Korrik 2019, 15:49 Nga DOSJA
“Mic Sokoli me kostum banjo”, Rama ironi therëse me Ilir

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij ka përdorur ironi therëse kundër Ilir Metës. Rama u shpreh se Meta e imagjinon veten si Vojo Kushi, por sipas Kryeministrit Presidenti është si personazhi i Dostojevskit, duke iu referuar librit “Idioti” dhe personazhit të tij kryesor.

Një kryetar shteti që është kthyer në qesharak, që e imagjonin veten si Vojo Kushi me tank apo Mic Sokoli me kostum banjo. Sëmundja e vërtetë e këtij kreu shteti është ajo e personazhit të Dostojevskit, që gënjen veten për të gënjyer tjerët, prandaj ai është i sëmurë”, tha Rama.

Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. 102 deputetë nga opozita dhe maxhoranca votuan pro ngritjes së Komisionit. Opozita e re ishte e përçrarë, ndërsa maxhoranca e vendosur që t’i shkonte nismës deri në fund. Rama nga Kuvendi iu përgjigj të gjitha deklaratave të Metës duke e quajtur armik të demokracisë dhe Kushtetutës.

(A.B, A.M/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama idioti i dostojevskit ilir meta vojo kushi edi rama idioti i dostojevskit ilir meta vojo kushi

Sondazh

Poll

Politike 8 Korrik 2019, 10:52

Si vdes një Republikë…

Si vdes një Republikë? Historia na jep dy modele: ose shndërrohet përmes një puçi të brendshëm – paqësor ose të dhunshëm – apo veprimi të armatosur në nj...