Sport

Dënime për Tymoschuk: i hiqet licenca e trajnerit, ai nuk mund të punojë më në Ukrainë…

11 Mars 2022, 11:26 Nga DOSJA
Dënime për Tymoschuk: i hiqet licenca e trajnerit, ai nuk mund të

UKRAINE Mbërrijnë masat e Federatës së Futbollit të Ukrainës ndaj Anatoliy Tymoshchuk. Ish-mesfushori, rekordmeni i ndeshjeve me kombëtaren, aktualisht është zv.trajner i Zenit St. Petersburg, një klub rus me të cilin nuk e ka ndërprerë marrëdhënien e punës.

Për më tepër, Tymoshchuk nuk mbajti qëndrim pas pushtimit rus të Ukrainës: një sjellje e dënuar ashpër nga opinioni publik i vendit.

Dhe sot Federata Ukrainase e Futbollit ka pranuar plotësisht kërkesat e komisionit të etikës, të drejtuar nga italiani Francesco Baranca.

Në veçanti, Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës në Federatën Ukrainase të Futbollit ka vendosur që:

● t’i heqë Tymoshchuk licencën e stërvitjes së nivelit ‘Pro’, të lëshuar nga qendra e licencimit të UAF;
● të udhëzojë administratën e UAF që të kërkojë nga autoritetet publike që t’i heqin Tymoshschuk të gjitha çmimet shtetërore dhe titujt e nderit;
● t’i heqë Tymoschuk të gjithë titujt e fituar si fitues i kampionatit të Ukrainës, Kupës së Ukrainës, Superkupës së Ukrainës;
● përjashtojnë Tymoshchuk nga regjistri zyrtar i lojtarëve kombëtarë të UAF;
● të ndalojë përgjithmonë Tymoshchuk të luajë aktivitete futbolli në territorin e Ukrainës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anatoliy tymoshchuk federatës së futbollit të ukrainës ish-mesfushori rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukraina është atdheu im anatoliy tymoshchuk federatës së futbollit të ukrainës ish-mesfushori rrezimi i avionit ukrainas ne iran ukraina është atdheu im

Sondazh

Poll