Sport

Çelësi kthehet në “ndërmarrje shtetërore”, klubin e shet qeveria!

11 Mars 2022, 10:29 Nga DOSJA
Çelësi kthehet në “ndërmarrje

ANGLI – Kushdo që është i interesuar të blejë Çelsin mund t’i drejtohet qeverisë së Anglisë dhe të bëjë një propozim. Kjo u bë e ditur nga qeveria pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit aktual të bluve, Roman Abramoviç.

“Meqenëse kushtet e licencës u shkruan sot, shitja nuk do të lejohet,” tha ministri i Teknologjisë në Angli, Kris Filip.

“Megjithatë, nëse shfaqet një i interesuar, ai blerës ose klub futbolli të shkojë në qeveri dhe të kërkojë që kushtet të ndryshojnë për të lejuar shitjen”.

Qeveria ngriu asetet e Abramoviç, duke ndalur planet e tij të shpallura së fundmi për të shitur Çelsin, nga e cila ai priste të rikuperonte më shumë se 3 miliardë paund.

Klubit londinez i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar aktivitetet e lidhura me futbollin.

Në arsyet e treguara në argumentimin zyrtar ekziston një dokument thelbësor që e përcakton Abramoviç të lidhur me një person që është i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës dhe në dobësimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putin, me të cilin Abramoviç ka pasur marrëdhënie të ngushta prej dekadash.

Kjo marrëdhënie interesi e lejoi atë të merrte përfitime financiare ose përfitime të tjera materiale nga Putini dhe qeveria e Rusisë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #premeirleague abramovich britania celsi chelsea #premeirleague abramovich britania celsi chelsea

Sondazh

Poll