Sport

Lufta në Ukrainë/ I vjen familja, mesfushori Ignatenko: “Përpiqem të mos mendoj për luftën”

11 Mars 2022, 10:26 Nga DOSJA

FRANCE – Sipas trajnerit të tij David Guion, ai është “më i çliruar” që kur familja e tij u bashkua me të në Bordo. Danylo Ignatenko tha, se ishte “shumë i lumtur” që ishte bashkuar me të këtë javë.

“Nuk ishte shumë e lehtë për mua para se të mbërrinte familja ime,– tha mesfushori i ri (24 vjeç) i huazuar këtë dimër te Girondins nga Shakhtar Donetsk, këtë të premte në një konferencë për shtyp.

Do të doja të falënderoja klubin dhe veçanërisht presidentin (Gérard Lopez) që bëri gjithçka për të siguruar që familja ime të vinte këtu nga Ukraina”.

Teksa konflikti në vendin e tij me Rusinë vazhdon, Ignatenko tregoi se nuk dëshironte t’i ndiqte më shumë këto lajme dramatik, veçanërisht pasi babai dhe gjyshja e tij u larguan nga Ukraina: “Përpiqem të mos i shikoj informacionet dhe të fokusohem te loja, te futbolli. Mundohem të mos mendoj për të”.

Ashtu si shumë nga bashkatdhetarët e tij sportistë, a ka menduar Ignatenko të kthehej në Ukrainë për të marrë armët? “E mendova edhe unë, – u përgjigj Ignatenko, përpara se të justifikohej pse kishte qëndruar në Francë. – Nëse do ta dija se mund ta ndihmoja vendin tim, do ta kisha bërë. Fatkeqësisht, e di që kjo situatë do të zgjasë. Më e mira që mund të bëj është të vazhdoj të luaj. Më dhemb vërtet të shoh gjithë këta njerëz duke vdekur. Unë nuk dua ta shoh këtë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport danylo ignatenko ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas shakhtar donetsk shteterrethim i qytetit ukrainas kherson danylo ignatenko ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk rusia vendos tanket ne kufirin ukrainas shakhtar donetsk shteterrethim i qytetit ukrainas kherson

Sondazh

Poll