Sport

Lufta në Ukrainë/ Shakhtar kthen “Arena Lviv” në ‘shtëpi’ për njerëzit e zhvendosur

11 Mars 2022, 16:04 Nga DOSJA

UKRAINE Shakhtar Donetsk ka vënë në dispozicion dhe e ka kthyer stadiumin “Arena Lviv”, në një strehë për personat e zhvendosur brenda vendit nga rajonet lindore dhe qendrore të Ukrainës.

Vetë klubi ukrainas merr pjesë në rinovimin e objektit dhe bën apel për ndihmë për këtë qëllim. “Atletika” raporton fjalët e menaxherit të komunikimit të klubit, Yuri Sviridov, për këtë çështje:

“Ne përpiqemi të ndihmojmë këtu, duke organizuar një strehë në Lviv, e cila ka një stadium të madh që është përdorur për “Euro 2012”.

Do të kishte vend për 2-3 mijë njerëz dhe nëse klubet e tjera do të donin t’i bashkoheshin nismës, duke na dërguar çarçafë, dyshekë, shtretër ose jastëkë, do të ishte vërtet e dobishme.

Benfica dërgoi pesë kamionë me ushqime, ilaçe dhe rroba. Punonjësit tanë janë vullnetarë në stadium. Legia në Poloni gjithashtu propozoi përdorimin e stadiumit të tyre si qendër ku të dërgohen ndihmat, të cilat, më pas do të transportohen në Lviv”.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk klubin portugez të benficas shakhtar donetsk ish-trajneri i romës dhe aktualisht i shakhtar donetsk klubin portugez të benficas shakhtar donetsk

Sondazh

Poll