Politike

Ngritja e Komisionit Hetimor/ Ulsi Manja: Meta u përgjigj me gjuhë fyese

8 Korrik 2019, 15:34 Nga DOSJA
Ngritja e Komisionit Hetimor/ Ulsi Manja: Meta u përgjigj me gjuhë

TIRANË- Në nisje të seancës së sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku do të diskutohet ngritja e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se presidenti Ilir Meta u ftua në komision, por që nuk mori pjesë, teksa shtoi se u përgjigj me një gjuhë ironike dhe fyese.

Manja tha se 55 deputetë kanë nënshkruar për shkarkimin e Metës nga posti i Kreut të Shtetit.

“Ky grup deputetësh çmon se dekreti i Presidentit për anulimin e datës zgjedhore është një shkelje e rëndë e Kushtetutës”, tha Manja, duke ftuar kolegët të votojnë raportin për ngritjen e komisionit hetimor.

Baza kushtetueses, kërkesa e paraqitur për shqyrtim është propozuar nga një grup prej 55 deputetësh. Procedura e shqyrtimit. Komisioni i ligjeve nis shqyrtimin e kësaj kërkese e cila u prezantua nga Taluant Balla dhe Ervin Bushati. Balla paraqiti rrethanat mbi të cilat bazohet kërkesa e deputetëve se akti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit bien në kundërshtim me parimet e republikës parlamentare. Balla kërkoi nisjen e procedurave për shkarkimin e Metës.

Në cilësinë e kryetarit të komisionit të ligjeve kam vënë në dijeni presidentin Ilir Meta lidhur me datën e mbledhjes së radhës me qëllim garantimin e të drejtës së tij për të qenë në komision. Në përgjigje të kësaj ftese ka ardhur një shkresë më gjuhë jo zyrtare, ironike dhe fyese presidenti përmes sekretares refuzoi pjesëmarrjen. Komisioni ka konstatuar se presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin e datën 30 qershor. Në përmbushje të kësaj kanë nisur procedurat për zhvillimin e zgjedhjeve. ishin ngritur komisionet, listat e zgjedhjeve, ishin kryer regjistrimet e partive politike dhe kishte filluar fushata zgjedhore. ndërkohë që kishte filluar fushata zgjedhore presidenti shfuqizoi dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas këtij dekreti anulohet 30 qershori si datë për zgjedhjet vendore. Arsyet kanë të bëjnë me shqetësimin e thellë për situatën politike në vend, vetëdijes se në këto kushte nuk do kishte zgjedhje”, deklaroi Manja.

Ditën e sotme pritet që shumica qeverisëse të votojë ngritjen e një KomisioniHetimor që do të marrë në shqyrtim sipas tyre 9 shkeljet kushtetuese të konstatuara nga Komisioni i Ligjeve për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kliko këtu për të lexuar:  Raporti i K.Ligjeve Shkarkim President

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ps shkarkon metën seanca plenare 8 korrik 2019 ulsi manja ps shkarkon metën seanca plenare 8 korrik 2019 ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 8 Korrik 2019, 10:52

Si vdes një Republikë…

Si vdes një Republikë? Historia na jep dy modele: ose shndërrohet përmes një puçi të brendshëm – paqësor ose të dhunshëm – apo veprimi të armatosur në nj...