Aktualitet

Protesta e djeshme në Lushnje! Bllokuan rrugën Fier-Rrogozhinë, 7 persona vihen në hetim

11 Mars 2022, 08:25 Nga DOSJA
Protesta e djeshme në Lushnje! Bllokuan rrugën Fier-Rrogozhinë, 7

LUSHNJE– Policia e shtetit ka vënë nën hetim 7 persona pasi sipas tyre kanë bllokuar rrugën ditën e djeshme. Personat janë vënë nën hetim për shkak të protestës së djeshme që u zhvillua në aksin rrugor Fier-Rrogozhinë, për shkak të rritjes së çmimeve.

‘Nën hetim për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” janë J. M., 45 vjeç; B. Sh., 19 vjeç; Xh. D., 62 vjeç; R. Q., 35 vjeç; A. Xh., 59 vjeç; A. K., 60 vjeç; A. Xh., 37 vjeç, banues në Lushnjë. Ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.‘- njofton policia në njoftimin e ndarë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste kunder rritjes se cmimeve proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll