Aktualitet

VD/’Si të ‘gjuhen’ vajzat?’Edona Bilali: Meshkujt të përfitojnë, pas çakmakut kalohen fazat

11 Mars 2022, 07:12 Nga DOSJA
VD/’Si të ‘gjuhen’ vajzat?’Edona Bilali: Meshkujt

TIRANË– Deklaratat që lënë vend për diskutim dhe koment të Edona Bilalit, ministres së shtetit për Sipërmarrjen nuk kanë fund… Pasi e shpalli kryeministrin Edi Rama, Zeus, domethënë se është në atë rrugë, ministrja ka treguar një ‘trik’ që ka të bëjë më shumë me lidhjet dhe njohjet e të rinjve. (Shpresojmë që kjo t’i hyjë në punë ndokujt).

Deklarata e saj është bërë virale në rrjet. Cila është ajo? E ftuar në një program televiziv, Bilali komentoi sjelljen e vajzave dhe djemve si dhe tregoi se sa kavalierë janë këta të fundit dhe si e ‘gjuajnë’ ata një vajzë që duan ta bëjnë për vete. Në një moment, ministrja tregoi se kur vajzat u kërkojnë djemve çakmakë për të ndezur cigaren, është shenjë se duan diçka më shumë. Po ashtu ajo analizoi sjelljen e vajzave dhe djemve në plazh, si qeshin dhe si sillen kur duan të tërheqin vëmendje.

“Ne vejmë re në barë se ka grup femrash që qeshin me një volum më të lartë. Ky është mesazh për të tërhequr vëmendje. Dallohet kur bën dicka gazmore dhe kur duan të bien në sy. Meshkujt duhet të përfitojnë nga kjo sepse tregon se femrat janë të gatshme dhe pranojnë që meshkujt të flirtojnë me to dhe pranojnë ftesa. Ndryshe nga meshkujt, kanë mënyra të tjera, një ndër to është të qënit kavalier. Te faza e parë të gjithë janë kavalier. Sidomos në një tavolinë kur është një karrike bosh, e dikush çohet e te ndez një cigare. Në vendet e Europës Perëndimore, shenja e të kërkuarit çakmak, është shenjë e kalimit të 2-3 fazave për njëherë”, thotë ajo.

 

Edhe kjo video që duket se është bërë vite më parë, sikurse ajo ku shprehej se Edi Rama është në rrugën për t’u bërë Zeus, është bërë virale në rrjet.

LEXO EDHE:

I keni dëgjuar të gjitha?! Edona Bilali: Rama është si Zeusi, dmth akoma jo, por do bëhet

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore virale edona bilali edona bilali

Sondazh

Poll