Sport

Atalanta jep shembullin e bukur për pajtim dhe paqe, në këtë kohë lufte…

11 Mars 2022, 09:35 Nga DOSJA

ITALI – Ndërsa Ukraina vuan një luftë, që intensifikohet me kalimin e ditëve, nga Bergamo vjen pak dritë. Atje, në dhomën e zhveshjes së Atalantës, bashkëjetojnë Ruslan Malinovsky (Ukrainë) dhe Aleksey Miranchuk (Rusi), përfaqësues të një rasti atipik në ligat kryesore evropiane. Nga veriu i Italisë, të dy tregojnë një pozicion, që i fton të gjithë për pajtim dhe paqe.

Marrëdhënia e dy mesfushorëve daton në shtator të vitit 2020, kur Miranchuk nënshkroi për Atalantën nga Lokomotiv Moska. Malinovsky ishte në Itali që një vit më parë, duke u bërë edhe një mikpritës i përsosur në Bergamo, një qytet i bukur, por edhe jashtëzakonisht i veçantë.

E megjithëse janë lojtarë, që zënë pozicione të ngjashme në fushë dhe konkurrojnë për një pozicion, lidhja midis tyre u përjetësua, madje u shtri edhe te partneret e tyre. Roksana Malinovska, partnerja e Ruslanit, shumë aktive në rrjetet sociale gjatë luftës Ukrainë-Rusi, hapi një dyqan veshjesh në qendër të Bergamos dhe e dashura e Miranchuk ka qenë me të në shumë raste duke e ndihmuar.

Megjithatë, shpërthimi i konfliktit e rëndoi miqësinë. Ose të paktën kështu do të kishte menduar kushdo që nuk e njihte situatën. Malinovsky reagoi me golat e tij ndaj Olimpiakos në Europa League dhe ngriti fanellën për të treguar një frazë të qartë: ‘Jo luftës’.

Miranchuk, i dëmtuar, ishte i paaftë për të luajtur atë ndeshje. Ditë më vonë ai shënoi në Serie A dhe nuk e festoi, gati duke kërkuar falje që kishte shënuar në një moment kaq delikat të luftës. Edhe pse është e vërtetë që rusi nuk ka folur për këtë temë, qëndrimi dhe gjestet e tij në Bergamo, e kanë mbajtur të paprekur marrëdhënien me Malinovskyn.

Nga dhoma e zhveshjes, Matteo Pessina, lojtari i kombëtares italiane dhe kampioni i EURO-s, tregon: “Në dhomën tonë të zhveshjes, dy popujt e përfshirë në luftë kanë fytyrat e Ruslanit dhe Alekseut. “Mali” është një djalë gjithmonë i disponueshëm dhe me karakter të fortë. “Mira” është një djalë i thjeshtë, ndoshta më i miri që njoh, i turpshëm dhe me pasione shumë të ngjashme me të miat. Një ditë më parë, ndërsa çmenduria e luftës u përball me Rusinë dhe Ukrainën, ata u përqafuan në Zingonia. I përqafuam edhe ne dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në këtë kohë të vështirë, si një familje e madhe”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aleksey miranchuk atalanta e gasperinit kualifikimi i atalantes ne champions league për ndeshjen e radhës kundër atalantës ruslan malinovsky aleksey miranchuk atalanta e gasperinit kualifikimi i atalantes ne champions league për ndeshjen e radhës kundër atalantës ruslan malinovsky

Sondazh

Poll