Aktualitet

VD- Rritja e çmimeve, Rama cakton fitimet në treg, bord për karburantet: Gjobë kush abuzon

10 Mars 2022, 17:42 Nga DOSJA
VD- Rritja e çmimeve, Rama cakton fitimet në treg, bord për

TIRANË– Brenda 48 orëve, kryeministri Edi Rama do tëp rezantojë planin për përballimin e krizës financiare në Shqipëri pas rritjes së çmimit të karburanteve e produkteve të shportës, pas luftës Rus-Ukrainë. Në një dalje LIVE nga Facebook, ndërkohë që poshtë tij dëgjoheshin thirrjet e portestuesve, Kreu i Qeverisë tha se do të ngrinte një bord special për karburantet që me anë të një akti normative do të caktojë fitimet në treg për çdo furnitor. E këto sipas Ramës, do të jenë minimale, pasi kjo nuk është një kohë për të fituar, por një periudhë luftë. Cilido furnizues që nuk do të zbatojë rregullat e vendosura në tryezën e bordit special, do të gjobitet. Takimin me furnitorët e karburantit në Shqipëri do ta zhvillojë nesër në mëngjes.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe akuzave se Shqipëria ka taksën më të lartë të karburantit në rajon. Në komunikimin e tij me qytetarët, Rama tha se në përfshihen edhe taksa e qarkullimit dhe karbonit që vendet e tjera të rajonit e kanë veç. Heqja ose ulja e taksave sipas tij nuk është e mundur, pasi kjo gjë do të bënte që qeveria të mos arrinte dot të paguante çerdhet, kopshtet, pensionet dhe pagat. Madje këto ide i konsideroi ‘receta çudibërëse’. Por, shkurtime do të ketë. Ai paralajmëroi se kabineti qeveritar dhe administrata, do të kenë një përdorim minimal të mjeteve e se kushdo që do e kalonte litmit, do e paguante nga xhepi i tij. Ndjekësve që e pyesin për naftën që prodhohet në Shqipëri, Rama u tha se ajo nuk bën për makina pasi është shumë e rëndë dhe madje nëse do ta përdornin, brenda javës mjetet do t’i çonin për skrap.

Protestuesit që kishte poshtë tij nuk e konsideroi popull. Ai tha se populli në të vërtetë e votoi dhe më datë 6 mars që i dha pesë bashki dhe kërkoi që kryeministri të vijonte të qeveriste e jo të largohej. Ndërsa njerëzit që kanë bllokuar sot çdo rrugë në Shqipëri janë ata që kanë mjete të shtrenjta e ‘Iphone’ që kushtojnë mbi 1 mijë euro që i përdorin për të ndezur dirtat në pseudo protesta. Për të është humbje kohe që të dalë e të flaës me protestues që nuk do ta dëgjojnë. Ai paralajmëroi edhe një skenar më të keq, të mos pasurit fare naftë e energji, ndaj tha se duhen marrë masa e qytetarët duhe përgatitur duke mos harxhuar më si më parë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Rama: Nesër mblidhem me furnizuesit e naftës, do i vëmë në dijeni për vendimin

Rama paralajmëron administratën e ministrat: Shkurtim drastik makinash, do i paguani vetë

Rama: Ka edhe më keq, përgatituni, mund të mos kemi fare naftë e energji

“Jashtë japin çeqe”, Rama: Të tjerët u ndanë nga familjet, s’dinë a do i shohin më

Rama u bën llogaritë protestuesve: Ndezin dritat me Iphone mbi 1 mijë €, makina të fundit

Kriza pas rritjes së çmimeve, Rama: Brenda 48 orëve ju jap zgjidhjen!

Rama ngre bord special: Caktojmë fitimet e çdo furnitori, s’është koha për të fituar!

Kriza pas rritjes së çmimeve, Rama: Brenda 48 orëve ju jap zgjidhjen!

Rama: Nafta në Shqipëri nuk bën, s’punojnë makinat, do i çoni për skrap

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama proteste kunder rritjes se cmimeve edi rama proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Mars 2022, 20:28

Shkodër, protestuesit marshojnë, pamje me dron

SHKODËR- Pamjet e mëposhtme janë nga protesta e sotme në Shkodër. Të filmuara me dron, shihen qytetarët të cilët po marshojnë në aksin kryesor rrugor në Sh...