Aktualitet

Protestuesi-Policisë: Jeni kthyer në skllevër të Edi Ramës, turp për ju

10 Mars 2022, 21:01 Nga DOSJA
Protestuesi-Policisë: Jeni kthyer në skllevër të Edi

TIRANË- Një qytetar u është drejtuar efektivëve të policisë pasi këta të fundit nuk po i lejonin që të protestonin. Protestuesi u ka thënë efektivëve, të cilët kishin krijuar një kordon me njëri-tjetrin, në mënyrë që protesta të mos avanconte, që nuk po bëjnë asnjë krim. Ai ka deklaruar se ata vetëjm po kërkojnë në drejtën e tyre, ndërkohë që ata i ka quajtur skllevër dhe qenë të kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se qytetarët kanë dalë të protestojnë për të gjithë, edhe për ata me uniformë.

“A po bëjmë krim, ne po kërkojmë të drejtën tonë, ne nuk jemi këtu për ta bërë këtë vend. Jeni bërë si qen të Edi Ramës, me 450 mijë lekshin që merrni ja u japim ne. Ju ka shtyp qeveria gjithmonë. E keni bërë Shqipërinë si një burg. Ne kemi të drejtën e fjalës, protestojmë për të drejtën tonë, ju jeni kthyer në skllevër të Edi Ramës, turp për policinë”, u tha ndër të tjera protestuesi efektivëve të policisë.

LAJMI KRYESOR: Qytetarët ngrihen kundër qeverisë, thirrje për grumbullime, nga Tirana tek Rruga e Kombit

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Mars 2022, 20:28

Shkodër, protestuesit marshojnë, pamje me dron

SHKODËR- Pamjet e mëposhtme janë nga protesta e sotme në Shkodër. Të filmuara me dron, shihen qytetarët të cilët po marshojnë në aksin kryesor rrugor në Sh...