Aktualitet

Shtyhet më 30 prill mbajtja e Kuvendit nga Komisioni i Rithemelimit të PD

10 Mars 2022, 20:36 Nga DOSJA
Shtyhet më 30 prill mbajtja e Kuvendit nga Komisioni i Rithemelimit të

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka shtyrë më 30 prill mbajtjen e Kuvendit Kombëtar që ishte planifikuar të bëhej më datë 22 mars. Në një deklaratë për mediat, Komisioni i Rithemelimit thotë se ka zhvilluar një analizë për zgjedhjet e mbajtura në gjashtë bashki më 6 marsit, ku mori vetëm Shkodrën. Ndër të tjera, Komisioni shton se ka vendosur të nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, process që ishte stopuar për shkak të zgjedhjeve. Edhe në degët e tjera do të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Rithemelimit të PD në mbledhjen e datës 10 mars, pasi analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit, falenderon kandidatët e Shtepisë së Lirisë dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale. Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi: Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale, Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve, Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve. Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së shkarkoi kryedemokratin Lulzim Basha në Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit 2021 me 4446 fleta pro shkarkimit të Bashës. në të njëjtën ditë u ngrit edhe Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme për riformimin e PD-së. Ky Komision do ta ketë partinë në dorë deri në mbajtjen e Kuvendit të ri që do të zgjedhë kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike komisioni i rithemelimit te pd komisioni i rithemelimit te pd

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Mars 2022, 20:28

Shkodër, protestuesit marshojnë, pamje me dron

SHKODËR- Pamjet e mëposhtme janë nga protesta e sotme në Shkodër. Të filmuara me dron, shihen qytetarët të cilët po marshojnë në aksin kryesor rrugor në Sh...