Aktualitet

Kuvendi/ Miratohet raporti i PS-së për inceneratorët, Braçe: Do përjetojmë krizë ushqimore!

10 Mars 2022, 08:27 Nga DOSJA
Kuvendi/ Miratohet raporti i PS-së për inceneratorët,

TIRANË– Kuvendi ka miratuar me 76  vota pro dhe 34 kundër raportin e mazhorancës për Komisionin hetimor të inceneratorëve. Pas gati 10 orësh seancë parlamentare, dy raportet e lexuara në sallë u hodhën në votim dhe kaloi ai i PS-së. Raporti i opozitës i paraqitur nga kryetarja e Komisionit Hetimor ëpr Inenceratorët, Jorida Tabaku mori vetëm 27 vota pro, 84 vota kundër dhe 0 abstenim. Në Kuvend u diskutua edhe raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor të Inceneratorëve. Ishte kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku e cila lexoi përfundimet e raportit prej 120 faqesh. I pranishëm në seancë ishte dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha i cili nuk foli në foltore por jashtë saj, për gazetarët. Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha foli në foltore për aferën e inceneratorëe. Kryeministri Edi Rama ndodhej në Dubai ndaj nuk ishte prezent në sallën e Kuvendit.

 

Basha tha se qeveria ka miratuar brenda 8 orësh 17 vendime për të bërë fshehurazi procedurat për Inceneratorët dhe se një person i vetëm pa asnjë eksperiencë, i cili ka qenë dhe anëtar i bandës së Lushnjes, përfitoi koncesionin për inceneratorët. Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se shuma e paguar nga shteti ka qenë vetëm 55 mln euro. Inceneratori i Tiranës sipas tij nuk ka marrë mbështetje buxhetor pavarësisht deklaratave të opozitës.

Në fokus të seancës së sotme parlamentare ishte edhe kriza që po kalon Shqipëria. Në nisje të seancës plenare, deputeti socialist, Erion Braçe kërkoi interpelancë me ministren Frida Krifcën për bujqësinë. Ai e quajti shumë të rëndësishme interpelancën për bujqësinë pasi tha se kriza që po kalon vendi nuk është asgjë duke paralajmëruar krizë ushqimore. Braçe insistoi në zhvillimin e interpelancës që sipas tij iu është shtyrë dy herë. Më pas, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa zhvilloi interpelancë me ministren e arsimit Evis Kushin për Maturën shtetërore. Zhupa pretendoi se ministria nuk ka kryer testimet e duhura e cila më pas solli edhe përkeqësi të sitatuatës së Maturës shtetëore në vitin 2021.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Me 76 vota pro, Kuvendi miraton raportin e PS për inceneratorët, rrëzohet i PD-së

Inceneratorët/Basha: U përballëm me shumë sulme.Spiropali i kujton zgjedhjet: Je minorancë

Inceneratorë/ Ahmetaj-opozitës: Menduat se do shkrinit maxhorancën

Alibeaj ‘paqeruajtësi’ i Bashës! Shkon ta pajtojë me Dhurata Çupin, pastaj i ulet pranë…

Vrap e vrap të kapë kohën! Berisha batuta me gazetarët: Vetëm rrini këtu mos ikni…

A duhet që Basha të japë dorëheqjen? Bardhi: Do të shprehem kur të mblidhet Kryesia

VD-Muhabet për qejf!Tabaku acarohet me Bashën e Bushatin: Ju lutem! Puna e 4 viteve këtu…

VD-Duma: Basha të dorëhiqet, i dhamë mundësi..Bashkëpunim me Berishën? PD të ecë para

VD-”Ça ka mo, ça ka?”/ Salianji shkurt e prerë: Basha duhet të japë dorëheqjen

E PRERË! Dhurata Çupi: Basha të japë dorëheqjen

Matura shtetërore 2021! Zhupa: S’keni bërë testime. Kushi: Po kryejmë trajnime

Nuk ia miratuan interpelancën! Braçe: Jemi në mes të një krize, ndoshta edhe ushqimore

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kuvendi seanca plenare 10 mars 2022 kuvendi seanca plenare 10 mars 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Mars 2022, 20:28

Shkodër, protestuesit marshojnë, pamje me dron

SHKODËR- Pamjet e mëposhtme janë nga protesta e sotme në Shkodër. Të filmuara me dron, shihen qytetarët të cilët po marshojnë në aksin kryesor rrugor në Sh...