Aktualitet

Protesta, Qytetari: Qeveria të tregohet transparente, sa rezerva kemi?

10 Mars 2022, 17:48 Nga DOSJA
Protesta, Qytetari: Qeveria të tregohet transparente, sa rezerva kemi?

TIRANË- Një qytetar i ka bërë thirrje qeverisë që të tregohet trasparente. Gjatë protestës së sotme, në Tiranë, qytetari pyeti se sa rezerva kemi. Ai tha se ata kanë dalë në protestë kundër dhunës dhe diktaturës.

“Jemi duke protestuar kundër dhunës dhe diktaturës. Kemi mafia shtet. Nuk presim më asgjë veç të keqes. Ky që përfaqëson PS, këta janë ata tipat që përfaqësojnë PS dhe u dhimbsen të varfrit, u dhimbsen aq shumë sa që kur marrin pushtetin e bëjnë popullin të varfër. Të shash këta nuk ke nevojë, po the Rama i ke thënë të gjitha sharjet. Zoti Rama, kryeministër Rama, të quaj çfarë të duash, kërkesat e qytetarëve janë të thjeshta. Kërkesa e parë e çdo qytetari është shpallja në fletoren zyrtare e minimumit jetik. Aty fillon çdo gjë. E dyta është për energjinë elektrike, para se të shpallësh rritje, duhet të shpallësh e nxjerrësh në publik kontratat që ke me privatet.

Privatit ia japim energjinë ditën, na e kthen natën. Shqipëria ka naftë, ka burim nafte, gazi, atëherë nuk të kërkoj asgjë më tepër. Sa naftë është futur sa ka filluar lufta. Nafta ka qenë në Shqipëri, asnjë gram nuk është marrë, as grurë nuk është marrë. Duhet të deklarohet se përse iu falën oligarkëve 5 mln euro. Sa është buxheti i shtetit për luftën dhe sa është rezerva shtetërore nëse ndodh diçka e keqe në Shqipëri. Jam i bindur që nesër do të bëhemi më shumë. Duhet të largohemi në shesh vetëm nëse kryeministri jep përgjigje për kërkesat tona”, tha qytetari.

LAJMI KRYESOR: Qytetarët ngrihen kundër qeverisë, thirrje për grumbullime, nga Tirana tek Rruga e Kombit

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll