Aktualitet

Protestuesit: Populli të blej gomerë, se kështu ulet çmimi i naftës

10 Mars 2022, 16:56 Nga DOSJA
Protestuesit: Populli të blej gomerë, se kështu ulet çmimi

TIRANË- Protestuesit kanë bërë thirrje që të ulet çmimi i naftës dhe të rriten rrogat në vend. Gjatë protestës së sotme në Tiranë, qytetarët kanë deklaruar se me këto çmime që janë tani nuk mbillet asnjë produkt në fshat.

“I bëj thirrje asaj ministres së Bujqësisë që nuk e di nga cili planet ka ardhur se tha të mbillni sot grurë. Po ku mbillet dot sot gruri? Ne kërkojmë të ulet çmimi i naftës, të rriten rrogat, të ndërhyjë qeveria që të zgjidhë situatën,” tha një protestues.

Një tjetër protestues tha se, qytetarët tani të blejnë gomerë dhe të lëvizin me ata, pasi kjo është e vetmja mënyrë që çmimi i naftës të ulet.

“Ku është ajo ministrja që thotë të ecim në këmbë. Populli i bie të blejë nga një gomar dhe të kalojë letrat e makinave tek gomari. Kështu mund të ulet çmimi i naftës”, tha qytetari.

LAJMI KRYESOR: Qytetarët ngrihen kundër qeverisë, thirrje për grumbullime, nga Tirana tek Rruga e Kombit

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet proteste per rritjen e cmimeve proteste per rritjen e cmimeve

Sondazh

Poll