Aktualitet

SPAK 3 vjet HETIME! ‘Goditje’ 5 grupeve kriminale, 35 të arrestuar, mes tyre dhe 2 policë

10 Mars 2022, 07:37 Nga DOSJA
SPAK 3 vjet HETIME! ‘Goditje’ 5 grupeve kriminale, 35 të

VLORË– 35 urdhër-arresti janë “prerë” nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të MEGA-OPERACIONIT të koduar “Five” për shkatërrimin e një grupi kriminal me qendër në Vlorë. Operacioni i SPAK ka nisur në orët e para të mëngjesit në qytetin bregdetar dhe më pas është vijuar edhe në Durrës, Tepelenë, Gjirokastër, Tiranë dhe Lezhë. Deri më tani raportohet se janë prangosur 35 persona, mes tyre dhe 2 efektivë policie në Tepelenë dhe në Gjirokastër e po ashtu, 14 prej të akuzuarve janë të dënuar për vepjra të tjera penale. SPAK, në një njoftim zyrtar, i pari deri më tani, ka bërë me dije se hetimi për grupin kriminal ka nisur para 3 vitesh, ka zbuluar aktivitetin e 5 grupeve kriminale që kishin aktivitet në prodhimin dhe në shitjen e bimëve narkotike në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë, gjatë periudhës mars – nëntor 2020. Ndërkohë që mesa duket mbështetësin edhe nga efektivë të Policisë së Shtetit. Gjatë hetimeve është zbuluar se Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër, kanë ndihmuar bandat, duke i siguruar aktivitetin dhe mungesën e ndërhyrjes nga forcat e rendit.

Policia e Shtetit ka bërë me dije të gjitha inicialet dhe moshat e personave të prangosur, por jo identitetin e tyre, si më poshtë: D., 23 vjeç, E. Ll., 32 vjeç, A. K., 33 vjeç, S. K., 26 vjeç, Xh. A., 19 vjeç, K. D., 38 vjeç, S. D., 31 vjeç, F. R., 38 vjeç, H. R., 31 vjeç, H. R., 29 vjeç, A. K., 52 vjeç, Xh. F., 39 vjeç, V. P., 33 vjeç, F. D., 57 vjeç, L. L., 43 vjeç, E. K., 38 vjeç, B. B., 37 vjeç; F. M., 54 vjeç (punonjë policie SPZ, Tepelenë) dhe A. L., 45 vjeç (punonjës policie, DVP Gjirokastër). Gjithashtu, janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: E. U., 38 vjeç, M. B., 21 vjeç, M. Z., 27 vjeç, S. B., 29 vjeç, M. T., 21 vjeç, A. M., 48 vjeç, A. Ll., 34 vjeç, A. P., 35 vjeç, N. L., 36 vjeç. H. V., 66 vjeç, L. K., 56 vjeç., K. D., 35 vjeç, K. L., 29 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, të cilët aktualisht janë duke vuajtur dënimin, për vepra të tjera penale. Mbi ta rëndojnë akuzat për:“Trafik të narkotikëve”; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Por deri më tani raportohet se aksioni i SPAK po kryhet bashkë me autoritetet italiane, pasi mendohet se droga është dërguar në Itali për t’u shitur, por ende nuk ka detaje të tjera për të konfirmuar të dhënat e burimeve. Po ashtu, një tjetër “treg” për lëndët narkotike është edhe Belgjika.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

5 grupe kriminale të shkatërruara! Polica: 35 të arrestuar, 14 janë të dënuar, 2 efektivë

NJOFTIMI/ 42 të arrestuar nga SPAK, goditen 5 grupe kriminale, në pranga dy policë (EMRAT)

Operacioni ‘Cërrik 2022’, trafikonin drogë dhe armë, 4 të arrestuar në Cërrik dhe Elbasan

LAJMI I FUNDT/ Operacioni i SPAK, arrestohen dy policë

SPAK në Vlorë! ‘Goditje’ grupit kriminal, SPAK lëshon 42 urdhër-arreste, 6 në pranga…

Ka EMRA të njohur të krimit! Detaje nga aksioni i SPAK, e përfshirë dhe anti-mafia italiane

SPAK zgjeron operacionin! Arrestime edhe në Elbasan, bien në pranga 4 persona

 

(a.b.k.m//dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni five spak ne vlore vlore operacioni five spak ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Mars 2022, 08:52

Operacioni i SPAK, arrestohen dy policë

TIRANË- Operacioni i SPAK, arrestohen dy policë. Në pranga kanë përfunduar Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepele...