Aktualitet

VD-Kërkohej në Itali për plagosje, pranga 28-vjeçarit nga Lezha, do ekstradohet

10 Mars 2022, 10:17 Nga DOSJA
VD-Kërkohej në Itali për plagosje, pranga 28-vjeçarit nga

LEZHË– Agustin Markvukaj (Begeja) është arrestuar pasi kërkohet nga drejtësia italiane për plagosje. Duke u bazuar nga informacione të siguruara në mënyra operative, Policia zbuloi vendosjen e tij, duke vënë në pranga 28-vjeçain. Për të tani kanë nisur procedurat për ekstradimin e 28-vjeçarit drejt Italisë.


NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Finalizohet nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “Gjadri”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Plagosja”.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: A. M.(B)., 28 vjeç, banues në fshatin Gjadër, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Ky shtetas është person i evidentuar edhe në Shqipëri, nga ana policore, pasi është proceduar edhe më parë për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet agustin markvukaj (begeja) lezhe agustin markvukaj (begeja) lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Mars 2022, 08:52

Operacioni i SPAK, arrestohen dy policë

TIRANË- Operacioni i SPAK, arrestohen dy policë. Në pranga kanë përfunduar Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepele...