Politike

Meta: Rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

10 Mars 2022, 12:57 Nga DOSJA
Meta: Rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve duhet

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta kërkon që të ndalohet rritja e çmimit të karburanteve. Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social, Meta thotë se në Shqipëri paguhet çmimi i një litri karburanti më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian.

POSTIMI:

Shqiptarët, me një pagë minimale prej 238 euro/muaj dhe me rreth 40% të popullsisë që jeton me të ardhura nën 5.5 USD/ditë, po e paguajnë sot çmimin e 1 litri karburant, më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian, ku paga minimale luhatet nga 500 deri në 2,250 euro/muaj. Ndërkohë që në Shqipëri 1 litër naftë sot kushton 2.2 euro/litër, në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të “Global Petrol Price” kushton: Bullgari 1.55 euro/litër/ Rumania 1.6 euro/litër/ Kroaci 1.65 euro/litër/ Slloveni 1.68 euro/litër/ Çeki 1.82 euro/litër/ Zvicër 2 euro/litër/ Francë 2 euro/litër/ Itali 2.1 euro/litër/Greqi 2.1 euro/litër/ Gjermani 2.1 euro/litër/ Rritja abuzive dhe spekulative e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll