Politike

VD-”Ça ka mo, ça ka?”/ Salianji shkurt e prerë: Basha duhet të japë dorëheqjen

10 Mars 2022, 09:58 Nga DOSJA
VD-”Ça ka mo, ça ka?”/ Salianji shkurt e prerë:

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji deklaroi sot për gazetarët që e prisnin para Kuvendit se Lulzim Basha duhet të largohet. Në hyrje të Kuvendit, ku gazetarët po prisnin me interes reagimin e tij, Salianji tha se do të ishte e udhës, që media të fokusohej tek problemet e qytetarëve, por nuk e la pa thënë pas mendimin e tij kundër kryedemokratit Lulzim Basha. 

“Ça ka mo, ça ka? Sot kemi inceneratorët, a duhet të japë dorëheqje? Po, absoulte. Afera 430 milionë euro e inceneratorëve dhe rritja e çmimit të naftës, po e pamundësojnë jetën. Këto janë temat që duhet të diskutohen sot. Është krijuar një treg monopol dhe çmimet rriten sapo dëgjohet që ka rritje, por nuk ulen kurrë. PD duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të rikthyer besimin e cënuar tek pubiku shqiptarëve,”- tha Salianji.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll