Politike

VD-A duhet që Basha të japë dorëheqjen? Bardhi: Do të shprehem kur të mblidhet Kryesia

10 Mars 2022, 11:13 Nga DOSJA
VD-A duhet që Basha të japë dorëheqjen? Bardhi: Do të

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nuk dha asnjë koment teksa u pyet nga gazetarët se a duhet që kryedemokrati Lulzim Basha të largohet nga PD. Bardhi tha se nuk mund të dalë në asnjë konkluzion pa pasur një analizë dhe pa u mbledhur kryesia e PD-së. Sekretari i PD-së shtoi se do të flasë kur të ketë një analizë më të thelluar.


‘A duhet që Basha të japë dorëheqjen? E kam thënë që ditën e parë, nuk mund të dalësh në një konkluzion pa analizë. Analiza dhe reflektimi nënkupton që nuk vendos të parin interesin e PD dhe demokrataëve. Do të shprehem kur të mblidhet Kryesia dhe këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë dhe reflektim. Qëndrimi duhet të jetë në shërbim të demokratëve. Nëse gjendja ku ndodhemi, reflektimi duhet të jetë serioz.’– tha Bardhi.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi/ Braçe kërkon interpelancë me Krifcën, PD rikujton problemet me maturën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll