Politike

Matura shtetërore 2021! Zhupa: S’keni bërë testime. Kushi: Po kryejmë trajnime

10 Mars 2022, 09:45 Nga DOSJA
Matura shtetërore 2021! Zhupa: S’keni bërë testime. Kushi:

TIRANË– Gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, të kërkuar nga deputetja Ina Zhupa, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021, si dhe nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022. Kushi theksoi se pavarësisht problematikave dhe sfidave më të cilat u përballën, kalueshmëria në të gjitha lëndët ishte shumë e lartë, mbi 98%. Ajo shtoi se aplikimi i metodës së korrigjimit të pyetjeve me alternativa nëpërmjet sistemit elektronik eliminoi gabimet njerëzore, si dhe shkurtoi kohën dhe rritjen e cilësisë së korrigjimit.

Ina Zhupa: Ju nuk keni kryer trajnim te kurrikulave.

Evis Kushi: Po organizojmë shumë më tepër trajnime në lidhje me rregulloren e maturës, me teste paraprake, kemi marrë masa të kemi trajnim dhe certifikim për mësuesit që do të jenë pjesë e procesit. Jo çdo mësues mund të jetë pjesë. Vetëm ata që kanë rezultate dhe vlerësime të larta. Hartimi i fondit të pyetjeve të bëhet në kushte të larta sigurie, zgjedhja e testit përfundimtar do të bëhet me metodën e Koepsit, të bërë nga mësuesit më të mirë që kemi në sistem. Këtë vit, provimi do të mbikqyret dhe grupe të Ministrisë së Arsimit. Do të marrim masa që dhe vlerësimi të bëhet brenda një kohe të shkurtër, që t’u japim kohë dhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë. Afati për ata që duan të studiojnë jahstë ëhstë 5 korrik, për të tjerët, afati maskimal 15 korrik.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi/ Braçe kërkon interpelancë me Krifcën, PD rikujton problemet me maturën

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ina zhupa seanca plenare 10 mars 2022 ina zhupa seanca plenare 10 mars 2022

Sondazh

Poll