Politike

VD-Duma: Basha të dorëhiqet, i dhamë mundësi..Bashkëpunim me Berishën? PD të ecë para

10 Mars 2022, 10:39 Nga DOSJA
VD-Duma: Basha të dorëhiqet, i dhamë

TIRANË– Grida Duma përsëriti edhe një herë thirrjen se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen. Teksa po futej brenda sallës së Kuvendit, Duma u shpreh për gazetarët se çdo kush ka etapa të ndryshme në jetë mirëpo në PD sipas saj ka arritur maksimumin e tij. Më pas ajo u shpreh se grupimi i PD në Durrës ka menduar se është jetike që të qartësohet qëndrimi i PD-së.


“Shumica e grupit të PD ka kërkuar që partia të shkojë drejt zgjedhjeve dhe e mban kreun e partisë edhe pse s’ka shumicën e PD. Nuk më shkon ndërmend të kandidoj tani, dua që të kthehet debati real dhe të dëgjojnë që ka një shpresë. Besoj se si çdo gjë në jetë ka zhvillime, etapa, një minimum dhe maksimum, tani situata ka shkuar në maksimum dhe PD nuk mund të mbahet kur nuk ka mbështetjen e shumicës. Në të Durrësit menduam që është jetike të qartësojmë qëndrimin e PD mbi një projekt që është i mbyllur, porti do të thotë që janë marrë 81 ha tokë dhe u janë dhënë disa oligarkëve, është afera më e madhe strategjike dhe opozita duhet ta bëjë transparente dhe qëndrimi jonë ka qenë 81 ha t’i kthehen qytetarëve, unë kam thënë që PD duhet të ecë përpara dhe jo pas. Të gjitha vendimet që kemi marrë në momentin që duhet ta çojmë PD drejt suksesit, perëndimit, partnerëve strategjikë”, tha Duma.

Qëndron Basha pas kësaj afere? Unë nuk aludoj asgjë.

Do bashkëpunoni me Berishën? PD duhet të ecë para dhe jo të ecë pas. Nuk është çështja kur e kuptova që Basha është dështim, por i thashë mundësi ngjarjeve për të shkuar në kahun e duhur. Duhet thënë fytyra kredible.

Ditën e kaluar Duma ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike! Ky është vendimi që deputetja ka ndarë me publikun pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Më anë të një shkrimi të bërë në rrjetin e saj social ‘Facebook’, Duma pranon se Partia Demokratike është sot në ditët e saj më të vështira, ka kaluar trauma të njëpasnjëshme e se nuk po rikuperohet dot pasi Basha po përdor dhe negocion që dështimet e partisë ti kthehen në fitime.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma grida duma

Sondazh

Poll