Bota

Dështojnë bisedimet Rusi-Ukrainë! Kuleba: Nuk ramë dakord, s’ka armëpushim

10 Mars 2022, 10:03 Nga DOSJA
Dështojnë bisedimet Rusi-Ukrainë! Kuleba: Nuk ramë dakord,

TURQI– Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka deklaruar në një konferencë shtypi pas bisedimeve me homologun rus në Antalia të Turqisë, se nuk kanë rënë dakord që përfundimin e luftës.

Kuleba u shpreh i gatshëm për t’u takuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov nëse ka perspektiva për një “diskutim thelbësor”. Ai tha se problemi më i madh me të cilin përballet vendi i tij është situata në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, i cili është goditur nga granatimet dhe shkatërrimet intensive nga forcat ruse. Kuleba tha se nuk ka përparim në armëpushimin dhe se Ukraina ka dy detyra: organizimin e një korridori humanitar nga Mariupol dhe arritjen e një armëpushimi 24-orësh.

Ai thotë se shpreson se Rusia do të lejojë një korridor humanitar jashtë qytetit. Kuleba tha gjithashtu se vendi i tij nuk mund ta ndalojë luftën nëse vendi që filloi agresionin “nuk ka dëshirë ta bëjë këtë”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota kryesore takimi lavrov-kuleba takimi lavrov-kuleba

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2022, 07:24

Kriza e Ukrainës! ‘DW’: Kthesë në Antalja?

Është një sukses për diplomacinë turke: Dy javë pas fillimit të sulmit ndaj Ukrainës do të zhvillohen bisedimet e para në nivel qeveritar mes Rusisë dhe Uk...

Bota 10 Mars 2022, 06:55

Amazon ndalon dërgesat në Rusi dhe Bjellorusi

SHBA– Amazon është kompania e fundit që tërhiqet nga Rusia dhe Bjellorusia. Ajo po ndalon dërgesat e mallrave në ato vende, si dhe po ndalon regjistrimet ...