Bota

APELI i Zelenskyy: Miliona njerëz mund të vdesin nëse bota nuk vepron tani

10 Mars 2022, 06:35 Nga DOSJA
APELI i Zelenskyy: Miliona njerëz mund të vdesin nëse bota nuk

UKRAINË– Presidenti i Ukrainës deklaron se vendi i tij nuk mund ta ndalojë luftën kundër Rusisë i vetëm duke bërë thirrje se kombet duhet të veprojnë tani përpara se të jetë “shumë vonë”. Duke folur me korrespondentin e Sky News, Alex Craëford brenda zyrës së liderit në kryeqytetin e Ukrainës, Zelenskyy përsëriti thirrjen e tij për Perëndimin që të vendosë një zonë ndalim-fluturimi.

Ai akuzoi vendet se janë të pavendosur në çështjen e “mbylljes” së qiejve kundër atyre që ai i quajti “nazistët” – dhe tha për kombet perëndimore: “Nuk mund të vendosni të mbyllni ose të mos mbyllni… nuk mund të vendosni. 

“Nëse jeni të bashkuar kundër nazistëve dhe këtij terrori, duhet të mbylleni, mos prit të të pyes disa herë, një milion herë, mbylle qiellin/ Mbyllni qiellin dhe ndaloni bombardimet,” tha ai, duke apeluar që bota të veprojë më shpejt.

I pyetur për shqetësimet perëndimore rreth potencialit të një zone ndalim-fluturimi që do të përshkallëzojë konfliktin dhe do të sjellë një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë duke e përkeqësuar atë, ai tha: “Më keq për kë? Për familjet tona? Jo… Për ta…? Kush e di? Askush nuk e di. Por ne e dimë se pikërisht kjo tani është shumë e keqe dhe në të ardhmen do të jetë tepër vonë. Më besoni, nëse zgjatet në këtë mënyrë, do të shihni… ata do të mbyllin qiellin, por ne do të humbasim miliona njerëz”.

Ai shtoi: “Lufta e tretë botërore do të fillojë dhe vetëm atëherë do të krijoni një zonë ndalim-fluturimi – por do të jetë tepër vonë.”

LAJMI KRYESOR: Dita 15! Sulmohen tre spitale në Ukrainë, Zelenskyy: Gjenocid! Sot takohen Lavrov-Kuleba

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 10 Mars 2022, 11:11

Presidenti i Finlandës do të flasë me Putinin

FINLANDË- Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto ka thën për gazetarët se do të telefonojë presidentin Vladimir Putin. Aljazeera shkruan se Niistton nuk dha...